Miratimi i propozimit francez, analisti: Maqedonia e Veriut tejkaloi të gjitha pengesat

17:59, 16/07/2022
A+ Aa A-

Analisti Blerim Hyseni komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv pranimin e propozimit francez nga Maqedonia e Veriut.

Ai tha se ajo që i bashkon partitë politike është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Më tej ai deklaroi se Maqedonia e Veriut po ndërton shteformësinë e saj karshi faktorit ndërkombëtar.

"Shqiptarët fitojnë nga gjeopolitika për shkak se Maqedonia është llogaritur si një fëmijë i vogël nga ana e Serbisë. Serbia ka pasur ndikim të fuqishëm në Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse është arritur marrëveshja, protestat janë ndërprerë. Nuk po proteston më njeri tani.

Menjëherë pas votimit, lideri i opozitës doli në konferencë dhe tha nëse kjo betejë u humb, nuk duhet të humbet beteja që janë ndryshimet kushtetuese."-tha Hyseni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco