Greqi/ Çmontohet organizata kriminale e cigareve kontrabandë, ja si vepronin

Greqi/ Çmontohet organizata kriminale e cigareve kontrabandë, ja si vepronin

13:30, 16/07/2022
A+ Aa A-

Ata prodhonin cigare mbi mbishkrimin e markave të ndryshme, të cilat i kontrabandonin në Greqi dhe jashtë saj, duke shmangur dhe taksat.

Sipas mediave helene për këtë rast janë arrestuar 11 persona dhe ndaj tyre është hapur një dosje për veprat penale si falsifikim, dhunë ndaj punonjësve si dhe shkelje të Kodit Doganor.

Siç rezultoi nga hetimi afatgjatë të arrestuarit kishin krijuar një organizatë kriminale që prej muajit nëntor 2021, me qëllim prodhimin e cigareve me mbishkrimin e markave të ndryshme.

Anëtarët e bandës për të arritur qëllimin e tyre kishin marrë me qira një vend në zonën e Atikës lindore, të cilën e kishin kthyer në një fabrikë të paligjshme për prodhimin e produkteve kontrabandë të duhanit.

Në këtë zonë e cila përbëhej nga një linjë prodhimi cigaresh, në intervale të rregullta hynin kamionë me targa të huaja, merrnin produktet kontrabandë të duhanit dhe i shpërndanin brenda dhe jashtë Greqisë.

Për të shmangur zbulimin ata kishin vendosur rreth zonës një qark të mbyllur kamerash vëzhgimi, të kontrolluara nga ekranet e vendosura brenda fabrikës.

Brenda kësaj fabrike ilegalisht qëndronin dhe nëntë të huaj të cilëve u ishte ndaluar të dilnin në oborrin e fabrikës dhe të kishin celularë.

Nga hetimet e kryera në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar:

- 13.390 kilogramë duhan i përpunuar i prerë imët,

- 1.089.000 cigare kontrabandë,

- Linja e pajisur plotësisht për prodhimin dhe paketimin e cigareve në pako,

- një numër lëndësh të para për prodhimin e cigareve si (ngjitëse, ambalazhe letre, xhel për paketim, etj.)

- 6 shtretër dhe një traktor,

- 3 kamionë dhe një makinë,

- 2 gjeneratorë, 2360 euro dhe 2 celularë.

Sipas policisë greke vetëm nga sasitë e konfiskuar i janë hequr arkës së shtetit 3.473.337 euro nga detyrimet doganore dhe taksat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco