Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Familja shqiptare në zi, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 2 vëllezërve në Greqi

Familja shqiptare në zi, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 2 vëllezërve në Greqi

16:25, 14/07/2022
A+ Aa A-

Një aksident i tmerrshëm automobilistik ka futur në zi një familje shqiptare në Greqi, pasi dy djemtë e rinj ndërruan jetë teksa makina përfundoi e përmbysur në një kanal me ujë në aksin rrugor që lidh Lamian me Livadhjanë.

Sipas informacioneve të protothema.gr, dy të vdekurit në aksidentin e mbrëmshëm të trafikut janë vëllezërit shqiptarë. Drejtuesi i mjetit ishte 30 vjeç dhe pasagjeri i makinës, vëllai i tij më i vogël,  27-vjeçar .

Gjithçka ka ndodhur pak para orës 12 të mbrëmjes, kur drejtuesi i mjetit me pesë pasagjerë në lartësinë e Agios Nektarios në aksin Lamia – Livadeia, humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat e hekurit.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të mbajë mjetin në rrugë dhe nga përplasja ka përfunduar në lumin Erkyna.

Si pasojë, dy vëllezërit mbetën të plagosur për vdekje dhe tre personat e tjerë që udhëtonin në mjet, një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, një  29-vjeçar grek dhe një 22-vjeçar gjithashtu grek, u plagosën rëndë.

Të gjithë ata u dërguan në spitalin e Livadeisë ndërsa po hetohet për shkakun e aksidentit nga Departamenti i Trafikut Livadia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco