Propozimi francez, Presidentja e KE në Kuvendin e RMV: Pranoni 'ofertën'

Propozimi francez, Presidentja e KE në Kuvendin e RMV: Pranoni 'ofertën'

13:32, 14/07/2022
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është duke mbajtur fjalën e saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Von der Leyen i inkurajoi ligjvënësit që ta mbështesin propozimin francez por shtoi se nëse duan të presin për një ofertë më të mirë, janë në të drejtën e tyre.

Deklaratat e presidentes së KE-së janë shoqëruar edhe me kontestime nga deputetë të opozitës, por ajo i falënderoi për “demonstrimin e një sjellje demokratike.”

“Nuk mund të ketë asnjë dyshim që gjuha maqedonase është e juaja dhe duhet të respektohet.” Ishte kjo deklarata që u shoqërua me duartrokitje dhe ovacione në kuvendin e RMV-së.

Po ashtu, presidentja e KE-së theksoi se propozimi francez respekton identitetin e maqedonasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco