Millo Gjukanoviç: Kisha Ortodokse Serbe mbështetëse e krimeve të luftës

Millo Gjukanoviç: Kisha Ortodokse Serbe mbështetëse e krimeve të luftës

21:07, 13/07/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili njihet për marrëdhëniet e tensionuara me Kishën Ortodokse Serbe, në një intervistë dhënë për televizionin publik malazez diskutoi edhe rreth KOS-së dhe rolit të tyre politik në Mal të Zi.

Gjukanoviç rikujtoi rezolutën e miratuar kohëve të fundit në Parlamentin Evropian, për të konfirmuar kritikën e tij ndaj këtij institucioni fetar.

PE miratoi një rezolutë ku u tha se Kisha Ortodokse Serbe është promovuese e narrativave pro-ruse dhe anti-evropiane. Mes tjerash, u cilësua edhe si institucion që shkakton përçarje etnike.

“Ky institucion duhet të rikonstruktohet tërësisht në rrjetin priftëror, sepse Kisha Ortodokse Serbe ne e dimë që çoi në praktika tejet të këqija, me priftërinj të KOS-së të cilët merrnin pjesë në fushata të shumta ushtarake anembanë ish-Jugosllavisë, të cilët janë mbështetës dhe madje edhe aktor të krimeve të kryera dhe të cilët besojnë se uniforma priftërore mund t’i mbrojë”, ka thënë për RTCG, Presidenti i Malit të Zi.

Megjithatë, i menjëhershëm qe reagimi i këtij institucioni fetar, i cili e quajti “ateist të deklaruar” dhe i kërkoi “të mos na zë në gojë për politikat e tij”.

“Pasi që ky njeri është ateist i deklaruar dhe i cili në shumë raste ka treguar se nuk e kupton rendin kishtar në shoqëri dhe në histori, dhe a nuk do të ishte më mirë që të jetë konsistent me pikëpamjet e tij dhe politikat t’i bëjë jashtë temave kishtarer”, u shpreh Kisha Serbe.

“Ai që vendosi lehtësisht të vërë në dyshim karakterin moral të zyrtarëve publikë, pa dyshime të mjaftueshme të justifikuara, nuk mund të llogarisë në vazhdimin e punës së tij në të ardhmen. Dhe një sjellje e tillë meriton përgjegjësi penale. Të gjitha këto i ka thënë Gjukanoviç, pa lënë pas dore faktin që e ka përshkruar veten mjaft gjallë kur, pa asnjë provë të vetme, e ka lidhur klerin me projekte politike dhe krime lufte”, shkruan ata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco