Bullgaria i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut

Bullgaria i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut

14:59, 12/07/2022
A+ Aa A-

 Ministria e Jashtme e Bullgarisë i ka dërguar notë proteste ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, për shkak të protestave dhe parullave, që sipas këtij institucioni i janë drejtuar shtetit bullgar.

Përmes një deklarate, ministria e Jashtme bullgare shprehet e shqetësuar me situatën në Maqedoninë e Veriut, ku aktet dashakeqe po ndodhin teksa Sofja dhe Shkupi po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme përmes dialogut.

Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se manifestime të tilla do të bëhen pjesë e së kaluarës dhe dy vendet  do të mund të hapin një faqe të re në marrëdhëniet e tyre, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe miqësinë e sinqertë.

Të hënën, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi propozimin francez.

Gjatë këtyre diskutimeve , nuk u përcaktua një datë se kur do të zhvillohet seanca plenare për informimin e qeverisë për propozimin e kornizës negociuese për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco