VIDEO - U perlasen me një tufë derrash të egër/ Tre automjete të përfshira, 2 viktima, 3 të plagosur

VIDEO - U perlasen me një tufë derrash të egër/ Tre automjete të përfshira, 2 viktima, 3 të plagosur

10:35, 12/07/2022
A+ Aa A-

 Dy të vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre tre policë, është bilanci tragjik i një aksidenti në të cilin u përfshinë tre automjete dhe një tufë derrash të egër në Greqi. Mediat në vend raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 të mbrëmjes së djeshme, në km 62 të Autostradës së Re Kombëtare të Selanikut – Neo Petritsiou.

Një makinë patrulle me shofer një polic 42-vjeçar dhe pasagjerë dy kolegë të tij (44 dhe 36 vjeç) është përplasur me një tufë derrat e egër që kalonin dhe për pasojë ka dalë nga rruga Më pas, një automjet tjetër i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili në makinë kishte edhe një pasagjere 50-vjeçare është përplasur me të njëjtën tufë dhe ka përfunduar në një arë ngjitur.

Më pas një mjet tjetër me drejtues një vendas 53-vjeçar dhe pasagjer 48-vjeçar është përplasur me makinën e policisë dhe për pasojë kanë humbur jetën të dy personat që udhëtonin në makinën e tretë.

Të plagosur janë pasagjerja 50-vjeçare e mjetit të dytë dhe tre efektivët e policisë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Kilkisit. Sektori i Qarkullimit në Kilkis po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

Vihet re, siç raporton eidiseis.gr, se sipas dëshmive të banorëve të zonës , popullsia e derrave të egër është rritur në mënyrë dramatike dhe bastisja e arave me misër është një pamje e zakonshme, madje edhe nëpër zona të banuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco