Mesazhi i Scholz për RMV: Pranoni propozimin francez, kompromiset janë të dhimbshme

Mesazhi i Scholz për RMV: Pranoni propozimin francez, kompromiset janë të dhimbshme

15:12, 11/07/2022
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë gjermane përmes një letre drejtuar popullit maqedonas i bën thirrje politikës që të pranojnë propozimin francez për hapjen e negociatave. Berlini sipas Olaf Sholc e do Shkupin në BE bashkë me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Kancelari i Gjermanisë i ka dërguar një mesazh popullit maqedonas, ndërsa politikanët në vend po shqyrtojnë mundësinë për miratimin e të ashtuquajturit propozim francez për hapjen e negociatave.

Olaf Scholz në letrën e tij, të publikuar nga ambasada gjermane në Shkup shprehet se edhe pas pranimit të propozimit francez, rruga e anëtarësimit nuk do të jetë e lehtë.

"Ne duam që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Dua të jem plotësisht i sinqertë me ju: edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë pengesa të tjera që do të duhet të kapërcehen. Por unë ju them gjithashtu: Së bashku do të zotërojmë detyrat që na presin. Sepse ne dëshirojmë që ju të jeni anëtar i BE-së," tha ai.

I bindur se propozimi francez do të kërkojë lëshime të mëdha nga ana e Maqedonisë së Veriut, kreu i qeverisë gjermane i fton politikanët në Shkup që ta bëjnë atë për hir të integrimit.

"Unë e kuptoj dyshimin tuaj nëse ky hap do të çelë vërtetë rrugën për hyrjen në BE. Të gjithë e dimë se kompromiset ndonjëherë nënkuptojnë lëshime të dhimbshme. Bashkimi Evropian përbëhet nga kompromise, dita-ditës. Por jam plotësisht i bindur se edhe kompromiset e vështira në fund na çojnë gjithmonë përpara dhe na bëjnë më të fortë," tha ai.

Berlini, thekson kancelari e do Shkupin në unionin evropian bashkë me identitetin maqedonas.

"Të dashur burra dhe gra maqedonas ne ju duam si anëtarë të unionit në të cilin veçantitë tuaja kulturore dhe tonat, gjuhët dhe indetitetet tona të ndryshme të ruhen. Kjo na bën së bashku më të fortë," tha ai.

Propozimi francez i cili do t’i hapte rrugën mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave është kthyer në mollë sherri mes qeverisë dhe opozitës.

Këta të fundit pretendojnë se me pranimin e propozimit francez i cili do të çonte në heqjen përfundimtare të vetos bullgare humbet identiteti maqedonas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco