Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Polica e Mykonosit shkatërron kartelin e kokainës nga Maqedonia, pjesë e saj vajza e një politikani të njohur

Polica e Mykonosit shkatërron kartelin e kokainës nga Maqedonia, pjesë e saj vajza e një politikani të njohur

09:33, 08/07/2022
A+ Aa A-

Polica e Mykonisit në bashkëpunim me policinë e Shkupit kanë shkatërruar një grup kriminal që operonin në ishullin grek.

Pjesë e këtij grupi ishte dhe një influencuese e njohur nga Maqedonia e Veriut,  vajza e një politikani nga vendi fqinj.

Kreu i këtij grup kriminal siç zbulon media helene prothema.gr, ishte një 34 vjeçar i kartelit të Shkupit, që kishte krah të djathtë një 35 vjeçar, DJ i njohur libanez që vinte nga një familje e pasur por që jetonte në Athinë.

Oficerët e Mykonsit pas informacioneve të marra nga Shkupi u paraqitën si korrierë me pretekstin se i shërbenin klientelës së ishullit kozmopolit dhe madje për ta vërtetuar këtë ata u detyruan të përdornin dhe vetë kokainën.

Sipas medias helene policia kishte kohë që po vëzhgonte këtë grup kriminal.

Në veçanti, 34-vjeçari si drejtues jepte urdhrat  dhe i udhëzonte bashkëpunëtorët e tij se ku do të ruanin drogën si dhe mënyrën se si do ta bënin të disponueshme në treg duke mbledhur paratë nga shitjes, ndërsa 35-vjeçari me ndihmën e influencueses 21-vjeçare , babai i të cilës është politikan dhe nëna avokate, identifikonin klientët.

Oficerët me përvojë të policisë së Mykonos Security, caktuan mëngjesin e së mërkurës si ditën e bastisjes për të kapur grupin dhe për t'i dhënë fund aktivitetit të saj . 

Kështu që herët në mëngjes dhe teksa nga monitorimi mësuan se “treshja”  po përgatisnin valixhet për të lëvizur nga akomodimi ku po qëndronin në drejtim të panjohur për të mbuluar gjurmët, vendosën të ndërhyjnë.

Në orën 14:55 dhe ndërsa dora e djathtë e liderit duke hipur në një motoçikletë të marrë me qira shkoi ta takonte në një dyqan në Klouvas ku ndodhej me influencesja bjonde, ata i bastisën dhe i arrestuan. 

Në hetimet që kryen u gjetën dhe sekuestruan drogën: 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë, 270,9 gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e kontakteve të tyre.

DJ libanez, 36-vjeçari që ishte klient i kartelit të kokainës nga Shkupit posedonte 3.7 gramë kokainë dhe kur është marrë në pyetje nga policia ka zbuluar skemën si funksiononte grupi duke i “shitur” ata.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco