Protestuesit në Shkup thyen xhamat e ministrisë dhe sulmuan policinë/ 47 efektivë të lënduar, dy në gjendje të rëndë

Protestuesit në Shkup thyen xhamat e ministrisë dhe sulmuan policinë/ 47 efektivë të lënduar, dy në gjendje të rëndë

09:55, 06/07/2022
A+ Aa A-

Një ditë pas protestave të dhunshme para Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë dhe Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, në ndërtesën e MPJ-së shihen xhama të thyer, shkallë të mbushura me ngjyrë të kuqe dhe fasadë e dëmtuar.

Protestat e djeshme të VMRO-së kundër propozimit të ri francez u përshkallëzian kur protestuesit arritën pranë Kuvendit.

Nga përballja me protestuesit, mbetën të lënduar 47 policë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë, raporton Alsat-mk.

Dje ishte dita e katërt e protestave me moton “Ultimatum? Jo, faleminderit”, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes.

Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, që “ta mësoj historinë maqedonase”.

Në pankartat e protestuesve emri i Bujar Osmanit, ishte deformuar në Bugar Osmani.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen Kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco