Shifra të larta infektimesh në Greqi, 15 mijë raste të reja dhe 13 viktima në 24 orët e fundit

Shifra të larta infektimesh në Greqi, 15 mijë raste të reja dhe 13 viktima në 24 orët e fundit

17:33, 30/06/2022
A+ Aa A-

Rriten frikshëm rastet e reja të koronavirusit në Greqi. Ministria e Shëndetësisë në Greqi bën me dije se në 24 orët e fundit janë identifikuar 15,498 raste me COVID.

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin në 3,676,502, nga të cilët 48,6% janë meshkuj. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 pacientë.

Sakaq numri i pacientëve të trajtuar me intubim në 24 orët e fundit është 97. Mosha mesatare e tyre është 70 vjeç. Ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 30,232 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco