Triller në Mykonos, si ia vodhën diamantët reperit rus, mik i Putinit

Triller në Mykonos, si ia vodhën diamantët reperit rus, mik i Putinit

08:21, 30/06/2022
A+ Aa A-

Autoritetet greke janë alarmuar nga veprimi i “gishtave të artë” dhe vjedhja misterioze në vilën në Super Paradise ku po qëndronte muzikanti multimilioner 33-vjeçar Timati dhe shoqëria e tij. 

Historia ngjan me një film triller dhe është publikuar nga media helene Prothema.

Po si ndodhi ngjarja?

Multimilioneri rus 33-vjeçar, Timati mik i Putinit  i cili konsiderohet si një nga njerëzit më të njohur jo vetëm në Rusi por edhe më gjërë ka mbërritur në Mykonos më 17 qershor së bashku me shoqërinë e tij.

Image

Ata kanë marrë një vilë luksoze me qira në 'Super Paradise ' por më interesantja është ajo që ndodhi në mesnatën e së martës.

Image

Shoqëria e Timatit u kthye në vilë pak para orës 12, secili shkoi në dhomën e tyre të gjumit, ku u ndërruan dhe të gjitha gjërat e tyre me vlerë i vendosën sipër komodinave.

Me dyert dhe dritaret të gjitha të hapura ata u drejtuan drejt dhomës së ngrënies që është rreth 30 metra larg, në qendër të vilës.

Sapo ato u mblodhën të gjithë erdhën dy persona të tjerë për t'ju sjellë nargjilenë që kishin porositur.

Në atë moment ndodhi diçka shumë e çuditshme.

Rezidencës iu fikën dritat.

Ky ishte momenti kur ndodhi dhe vjedhja.

Pa e kuptuar hajdutët kanë hyrë në dhomat e gjumit të vilës luksoze dhe kanë marrë të gjitha sendet me vlerë të turistëve rusë.

 Vetëm ora Richard Mille që ata kanë vjedhur kushton 300.000 euro, ndërsa bizhutë me diamante kapin shifra marramandëse.

Image

 Në të njëjtën kohë, ata gjetën mundësinë për të vjedhur  një çantë Chanel me vlerë 8000 euro, një tjetër Louis Vuitton dhe pesë palë syze dielli me vlerë mijëra euro.

Vjedhja është zbuluar pak para orës dy të mëngjesit , kur është vënë në dijeni përgjegjësi i vilës dhe më pas policia e Mykonos.

Për punonjësit e policisë së ishullit luksoz grek çështja vlerësohet tejet e rëndë. 

Mënyra se si veproi banda tregon se ata ishin profesionistë të organizuar. 

Nuk mund të përjashtohet mundësia që zgjedhja të jetë e rastësishme, pasi në një vilë që jepet me qira 28 mijë euro në javë, banorët janë shumë të pasur dhe sigurisht që fshehin bizhuteritë, veshjet dhe aksesorët që vlejnë me qindra mijëra euro.

Pas dëshmive të marra nga rusët, policia greke po “skanon” ishullin, po kontrollojnë çdo të dyshuar, kanë marrë kamerat e sigurisë dhe dëshmi për atë që ndodhi natën fatale.

Timati është një figurë enigmatike që doli nga realiteti muzikor "Fabrika e Yjeve", gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2004 në Greqi, dhe në më pak se dy dekada kaloi në klubin e milionerëve. 

Reperi rus nuk shkruan vetëm muzikë, ai është i përfshirë dhe në industrinë e uniformave për ushtrinë ruse, por edhe në zinxhirin e burgerëve me logon e Black Star.

Në vitin 2015, ai publikoi himnin për presidentin rus "Shoku im më i mirë është Vladimir Putin".

Image
E nëse showbizi dhe biznesi janë diçka në të cilën ai është dalluar, po aq interesante është edhe jeta personale e 33-vjeçarit, pasi në çdo dalje të tij publike kujdeset të mbledhë rreth vetes modele mbresëlënëse.

 I divorcuar dhe baba i një vajze që pati me super bukuroshen Alena Siskova, reperi ekscentrik i cili ka dobësi tatuazhet dhe diamantet pati një lidhje të shkurtër me Anastasia Resetova.

 Më pas  u hodh në krahët  e  supermodeles nga Ukraina Sasha Dony  për të përfunduar këtë verë në ishullin e erërave me një vajzë brune mistrerioze.

Image

ImageTimati dhe modelja ukrainase Sasha Dony

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco