Selanik/ Si në filma aksion, për dhjetë minuta rrëmbejnë 1.000.000 euro

Selanik/ Si në filma aksion, për dhjetë minuta rrëmbejnë 1.000.000 euro

14:15, 27/06/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e cila ngjan me një film aksion ka ndodhur në orët e para të së dielës në Selanik.

Të paktën pesë persona sipas informacioneve të medias helene, Prothema.gr kanë mbërritur në rrugën Maria Callas në orën 03:30 dhe duke vepruar në mënyrë të organizuar sipas një plani të caktuar kanë arritur të hyjnë në banesën e një biznesmeni.

Autorët pasi kanë hedhur kasafortë e cila peshonte mbi 400 kg nga ballkoni kanë zbritur me vrap e kanë ngarkuar në bagazhin e një makine dhe janë bërë ‘tym’.

Po sipas inforamcionit të  kësaj medie helene brenda në kasafortë ndodheshin: rreth 300.000 euro cash dhe disa bizhuteri, ndërsa brenda në shtëpi ata kanë marrë dhjetë ora me vlerë 500.000 euro.

Të njejtat burime bëjnë me dije se makina e autorëve shoqërohej nga një motor i madh.

Autorët kanë përfituar nga mungesa e pronarëve pasi ata ndodheshin në ishullin Paros për arsye biznesi.

Mënyra se si hajdutët kanë hyrë në banesë është e panjohur deri më tani.

Ata në fillim kanë fikur alarmin, ndërsa kanë prishur kamerat e sigurisë që të mos regjistronin lëvizjet e tyre.

Megjithatë veprimet e tyre mësohet se janë regjistruar hap pas hapi nga një qark i mbyllur sigurie që i është dorëzuar policisë helene për ta ekzaminuar.

Vihet re se rënia e kasafortës, siç duket në fotot e publikuara  ka shkaktuar dëmtime në xhamin mbrojtës të ballkonit, ndërsa në rrugë është hapur një gropë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco