Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Albin Kurti tregon bisedën me Vuçiç: U zemërua kur i thashë që t'i trajtojmë reciprokisht minoritetet

Albin Kurti tregon bisedën me Vuçiç: U zemërua kur i thashë që t'i trajtojmë reciprokisht minoritetet

23:06, 24/06/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë me publicistin e Washington Post, Jason Rezaian, ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, dialogun, një moment zemërimi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe situatën me minoritetet në Kosovë e Serbi.

Në këtë bisedë, kryeministri i vendit, ka thënë se është duke bërë përpjekje për de-përshkallëzimin e situatës me Serbinë, por sipas tij, ato përpjekje s’kanë pasur rezultat.

Ai tha se në qendër të tensionit është mosgatishmëria e vazhdueshme e Serbisë për ta njohur Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. 

“Nuk mund ta njoh Serbinë që nuk më njeh mua. Pra duhet njohje reciproke dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi në këtë dialog”, është shprehur Kurti.

Kreu i qeverisë kosovare ka ndarë një moment, që sipas tij, presidenti serb është zemëruar nga fjalët e tij.

Në deklaratë e paqes dhe mossulmimit e propozuar nga Kosova në vitin 2021 u refuzua nga presideni serb Aleksandar Vuçiç, bashkë me një plan për të mbrojtur reciprokisht të drejtat e pakicave brenda vendeve tona. Në vend të kësaj, autoritetet serbe filluan t’i heqin shqiptarët në Serbinë jugore nga listat e votuesve”, ka thënë ai.

“Presidenti Vuçiç tha se, ndryshe nga Kosova, Serbia është shembull se si duhet të trajtohen minoritetet”, më tha Kurti.

Ai shtoi, disi në mënyrë sarkastike: “Unë thashë, ‘Atëherë le të shohim se si i trajton Serbia minoritetet dhe unë mund ta përsëris modelin në Kosovë.” Dhe pastaj ai u zemërua shumë sepse thashë, ‘Ta bëjmë këtë gjë reciprokisht’”, i ka thënë Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco