'Të vrava nënën!' Tragjike në Greqi, burri vret gruan dhe më pas telefonon të birin

'Të vrava nënën!' Tragjike në Greqi, burri vret gruan dhe më pas telefonon të birin

08:52, 24/06/2022
A+ Aa A-

Një 55 vjeçar në Greqi ka goditur për vdekje me thikë bashkëshorten e tij.

Më pas ai ka lajmëruar djalin e tij 24 vjeçar duke i thënë: ''Të vrava nënë''.

I riu ishte jashtë dhe po argëtohej në momentin kur babai i tij e telefonoi, për t'i treguar krimin.

Menjëherë 24 vjeçari është kthyer në shtëpi dhe është përballur me tragjedi.

Ai ka parë nënën e tij të vdekur të mbuluar me një pellg gjaku dhe të mbështjellë me perde.

Autori shkruan media helene prothema.gr ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 46 vjeçare, mëngjesin e sotëm, pasi një debati.

55 vjeçari ishte larguar me makinë pasi kishte shkaktuar tragjedinë, por teksa lëvizte nga Athinë-Sunio në plazhin Thymari ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë është përplasur me gurët.

Ai tani ndodhet në spital ku po trajtohet i rrethuar nga forcat policore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco