Arrestohen 4 britanikë në shtetin fqinj, transportonin kokainë nga Kolumbia në Greqi

Arrestohen 4 britanikë në shtetin fqinj, transportonin kokainë nga Kolumbia në Greqi

10:32, 10/06/2022
A+ Aa A-

Një sasi e madhe kokaine prej rreth 300 kilogramë, është sekuestruar gjatë një operacioni të madh policor gjatë 24 orëve të fundit në Selanik.

Ngarkesa e drogës vlera e së cilës është llogaritur 10-14 milionë euro ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte mbërritur në port, e fshehur në një kontejner me banane.

Kjo sasi kokainë më pas ishte transportuar në një shtëpi jashtë Selanikut, ku aty është gjetur dhe është konfiskuar nga policia greke.

Sipas burimeve policore katër të arrestuar janë britanikë, anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikur të drogës, por që vitet e fundit kishin jetuar në kryeqytetin grek, Athinë.

Sipas të njëjtave burime, operacioni është kryer nga Prokuroria e Drogës së Selanikut në bashkëpunim me autoritetet italiane, pasi rasti dyshohet se lidhet me një ngarkesë kokaine ,e kapur 1.5 muaj më parë në një anije në Kalabri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco