Arrestohet modelja në Greqi, prodhonte substanca halucinogjene dhe i shiste në të gjithë botën

Arrestohet modelja në Greqi, prodhonte substanca halucinogjene dhe i shiste në të gjithë botën

15:01, 31/05/2022
A+ Aa A-

Zbulohet se kush është modelja nga Brazili  që kalonte verën e saj në  Mykonos  dhe së bashku me dy persona të tjerë ngritën një laborator për prodhimin e  dimetiltriptaminës (DMT),  një substancë halucinogjene që  përdoret në ceremonitë pagane në  Amerikën Latine.

28-vjeçarja ra në prangat e policisë greke sot, ndërkohë që hetimet për të kishin nisur që në muajin shkurt.

Kujtojmë që modelja së bashku me bashkëpunëtorët e saj mbanin edhe një faqe interneti për shitjen e “eliksirit të bukurisë”, përmes së cilës merrnin porosi për barnat që dërgonin nëpër botë. Policia i ka konfiskuar treshes:

-78- flakon qelqi me përmbajtje dimetiltriptaminë (DMT), me peshë totale -2 kg dhe -402 g.
-22- flakona me përmbajtje të panjohur të lëngut, pesha totale -7.668- gram
-80- pako me përmbajtje pluhuri të panjohur pesha totale -3.015- gram, sasia -6.600- euro
-102- flakone
-100- kapsula, zarfe dorëzimi, ngjitëse nga “eliksirat e bukurisë” të supozuar dhe pulla postare me shumicë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco