Maskat në Greqi do të hiqen që nga 1 qershori

Maskat në Greqi do të hiqen që nga 1 qershori

08:18, 31/05/2022
A+ Aa A-

Athinë – Maskat në Greqi nuk do të jenë më të detyrueshme, me disa përjashtime, që nga e mërkura pas gati dy vitesh të masës.

Të paktën deri në datën 15 shtator qytetarët do të mund të hyjnë pa maskë në të gjitha ambientet e brendshme, pa rrezikuar gjobë. Përjashtim bëjnë objektet e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë e pleqve, si dhe transporti publik urban (metro, hekurudha elektrike, autobusë, trolejbusë dhe tramvaje).

Në transportin publik ndërqytetës, ku vendet e pasagjerëve janë të numëruara, nuk do të kërkohet përdorimi i maskës, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për avionët.

Nxënësit dhe studentët do të mund të ndjekin mësimet pa maskë. Rekomandimi i ekspertëve në lidhje me atë që do të zbatohet në anije në lidhje me përdorimin e maskave është ende pezull. Ajo mbetet e detyrueshme për momentin. Çështja mund të diskutohet të mërkurën nga Komiteti i Ekspertëve të Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco