Tetovë: Zjarri në fabrikë, qytetarëve u kërkohet të mos dalin, tymi shpërndau grimca kancerogjene

Tetovë: Zjarri në fabrikë, qytetarëve u kërkohet të mos dalin, tymi shpërndau grimca kancerogjene

14:54, 30/05/2022
A+ Aa A-

Prej mëngjesit vijojnë flakët e fuqishme që shpërthyen në një fabrikë në Tetovë.  

Gazetari i “Tetova Sot” Nevi Ademi tregoi për Ora Neës zjarri është përhapur shumë shpejt pasi fabrika ka një diametër të madh. Fillimisht në ndihmë të zjarrfikëses nga Tetova kanë shkuar zjarrfikëset nga qytete të tjera më pas ka ndërhyrë helikopteri.

Pas 3 orëve vonesë ka ndërhyrë dhe helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe hedh ujë herë pas here.

Rreth orës 14:00 informohet se flakët janë lokalizuar por ende nuk është shuar.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës Besar Dyrmishi në një prononcim për Ora News tha: zjarri për fat të mirë është izoluar dhe është bllokuar që të mos përhapet në pjesët e tjera. Me vonesë ka mbërritur helikopteri i Ministrisë së Brendshme. Që në momentin e parë kur  u njoftuam njësiti zjarrfikës ka qenë present. Kërkuam ndihmë dhe nga zjarrfikëset në Shkup e Gostivar. Po punohet për shuarjen e zjarrit. Presim deri në momentin kur të njoftohet dhe shuarja.

Për momentin janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që në polic është dërguar në spital.

Autoritetet kanë bërë apel qytetarëve të mos dalin në ambient të hapur pa nevojë pasi tymi ka shpërndarë grimca që janë karcerogjene dhe të dëmshme. Një ekip i veçantë për matje të ndotjes së ajrit dhe materieve toksike që ka ajri, janë duke u përgatitur të bëjnë matjet ndërkohë është ndërprerë procesi mësimor sot dhe nesër.

Ndërkaq edukatoret e çerdheve obligohen që t’i mbajnë në kujdestari fëmijët, prindërit e të cilëve për shkak të përgjegjësive të punës nuk kanë mundësi t’i marrin nga çerdhet.

“Për arsye sigurie nga përkeqësimi i cilësisë së ajrit në Tetovë dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe nxënësve, kemi marrë këtë vendim. Po ashtu apelojmë edhe tek qytetarët që pa nevojë të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në përmirësimin e situatës dhe pastrimit të ajrit”. thuhet në njoftimin e Komunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco