Serbia injoron sanksionet e BE, Vuçiç siguron marrëveshje gazi me Putinin Putin me presidentin serb Vuçiç pasi iu dha Urdhri i Aleksandër Nevskit në Beograd, Serbi, më 17 janar 2019

Serbia injoron sanksionet e BE, Vuçiç siguron marrëveshje gazi me Putinin

08:19, 30/05/2022
A+ Aa A-

Beograd, Serbi - Ndërsa lufta në Ukrainë po shpërthen, Presidenti i Serbisë njoftoi se ai ka siguruar një marrëveshje "jashtëzakonisht të favorshme" të gazit natyror me Rusinë gjatë një bisede telefonike të dielën me Presidentin rus Vladimir Putin, njofton AP.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka refuzuar të dënojë në mënyrë eksplicite pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe vendi i tij nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Vuçiç pretendon se dëshiron ta anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian, por i ka kaluar vitet e fundit duke çimentuar lidhjet me Rusinë, një aleat i vjetër.

Marrëveshja e gazit ka të ngjarë të nënshkruhet gjatë një vizite të Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Beograd në fillim të qershorit - një vizitë e rrallë e një zyrtari të lartë rus në një vend evropian që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Vuçiç tregoi t’i kishte thënë Putinit se donte që “paqja të vendosej sa më shpejt të jetë e mundur”.

Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus dhe kompanitë e saj kryesore të energjisë janë nën pronësinë e shumicës ruse.

"Ajo që mund t'ju them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë," u tha gazetarëve Vuçiç, një ish-ultranacionalist pro-rus. “Ne ramë dakord të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare, e cila është elementi i parë i kontratës që i përshtatet shumë palës serbe”.

Nuk është e qartë se si Serbia do ta marrë gazin rus nëse BE-ja vendos të mbyllë gazsjellësin rus që kalon nëpër vendet e saj anëtare. Rusia tashmë i ka ndërprerë eksportet e gazit për anëtarët e BE-së, Finlandën, Poloninë dhe Bullgarinë.

BE-ja në tërësi e ka reduktuar me nxitim varësinë e saj në energjinë ruse që nga pushtimi dhe është vënë që të diskutojë mënyrat për ta bërë këtë më tej edhe me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë një samiti të liderëve që fillon të hënën.

Pavarësisht raporteve për mizoritë në Ukrainë për shkak të pushtimit, Vuçiç dhe udhëheqës të tjerë serbë janë ankuar për presionin e vendeve perëndimore për t'iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Zyrtarët serbë thonë se vendi ballkanik duhet t'i rezistojë një presioni të tillë, edhe nëse ai do të thotë të braktisë synimin për t'u bashkuar me BE, shkruan AP.

Nën sundimin autokratik 10-vjeçar të Vuçiçit dhe propagandën pro-Kremlinit, Serbia gradualisht ka rrëshqitur drejt rreshtimit me Rusinë. Sondazhet thonë se shumica në vend do të preferonte të bashkohej me një lloj bashkimi me Moskën më shumë se sa me BE.

“Marrëveshja e arritur nga Presidenti Vuçiç me Presidentin Putin është dëshmi se sa respektohet vendimi i Serbisë për të mos marrë pjesë në histerinë anti-ruse”, tha ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin.

“Udhëheqësi i lirë, njerëzit e lirë, marrin vendime që janë të mira për Serbinë dhe nuk pranojnë urdhra” nga Perëndimi, tha Vulin, i cili njihet për qëndrimin e tij pro-rus.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco