Vuçiqi përmes telefonit ‘raporton’ tek vëllai i madh, Putin

Vuçiqi përmes telefonit ‘raporton’ tek vëllai i madh, Putin

09:37, 29/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Siç ka thënë edhe vetë Vuçiq, do i lutet Putinit për tri gjëra: çmim të mirë, furnizim të sigurt dhe sasi të mjaftueshme gazi, ndërkohë që u shpreh se nuk di çfarë do ta pyesë Putini, ndërsa ky e ka të qartë çfarë do të kërkojë nga presidenti rus.

Biseda telefonike mes Putin edhe Vuçiq sipas mediave serbe është planifikuar për sot. Kjo bisedë vjen pas presioneve të shumta ndaj Serbisë që duhet të përcaktojë rrugën në të cilën do të ec, drejtë perëndimit apo drejt lindjes, pasi nuk mund të vazhdohet me te dy krahet.

“B92” shkruan se presidenti Vuçiq paralajmëroi bisedën me presidentin rus Putin, ku për te tri çështje do të jenë me rëndësi: sasia e gazit, çmimi dhe siguria e furnizimit.

Vuçiq po ashtu ka deklaruar se përveç çështjes së furnizimit me gaz, në takim do të trajtohen edhe bisedohen edhe çështje të tjera me rëndi pas përmendur ndonjërën prej tyre, kur dihet se operacionet ushtarake ruse në Ukrainë po vazhdojnë, sikurse edhe presioni që Serbia të vendos sanksione dhe padyshim edhe deklaratat e Putin rreth krahasimit të Kosovës me situatën në Donjeck, Krime e Luganskui.

“Shpresoj se biseda do të jetë e mirë edhe korrekte “ dhe se “Serbia do të përfitojë nga partnerët rus çmim korrekt për gazin” ka thënë Vuçiq në prag të bisedës, që cilësohet “raport” i Vuçiq ndaj vëllait të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco