Bujar Osmani mbërrin në Kiev të Ukrainës, viziton edhe Irpinin ku vazhdon nxjerrja e trupave

Bujar Osmani mbërrin në Kiev të Ukrainës, viziton edhe Irpinin ku vazhdon nxjerrja e trupave

11:51, 27/05/2022
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka mbërritur sot në Ukrainë, për t’u takuar me homologun e tij, Dmytro Kuleba dhe përfaqësues të lartë shtetëror nga Ukraina.

Ministrat do të diskutojnë për  agresionin ushtarak rus dhe mënyrat se si bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, mund të ndihmojnë.

Në Kiev, Osmani u prit nga ambasadori maqedonas, Krum Efremov, i cili këto ditë e ka hapur misionit diplomatic dhe ka nisur ta vërë në funksion.

Osmani vizitoi qytetin Irpin në periferi të Kievit, ku mësymja ruse ka qënë e madhe. Osmani shkroi në Fb: “Thjesht e doja Kievin, ku përveç takimit me kolegun tim, Dmitro Kuleba, do ta vëmë sërish në funksion ambasadën tonë në Ukrainë. Maqedonia e Veriut qëndron fort në mbështetje të popullit trim ukrainas.

Sot në Irpin, së bashku me përfaqësues të Qeverisë së Ukrainës. Qyteti është argument i gjallë se agresioni rus ndaj Ukrainës paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Sulmet mbi civilët janë krime lufte, për çka duhet të ketë përgjegjësi. Janë gjetur trupat e shumë civilëve, ndërkaq mbi 79% të ndërtesave janë të shkatërruara pjesërisht ose tërësisht, duke përfshirë këtu spitalet dhe institucionet arsimore.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco