Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Laborator droge në shtëpinë që u dogj në Greqi, shpërthim prej përzierjes

Laborator droge në shtëpinë që u dogj në Greqi, shpërthim prej përzierjes

10:03, 26/05/2022
A+ Aa A-

Athinë – Policia greke, e thirrur nga Shërbimi Zjarrfikës për të shqyrtuar disa gjetje të dyshimta në vendin e zjarrit të një shtëpie në qytetin Markopoulo në Atikë të mërkurën mbrëma dyshon se prona mund të jetë përdorur si laborator metamfetamine.

Dy burra të moshës 28 dhe 31 vjeç u plagosën nga flakët dhe po kurohen në spital për djegie të rënda në duar dhe pjesë të tjera të trupit.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës, flakët në shtëpinë njëkatëshe pranë Avenue Vravronos janë shkaktuar nga një shpërthim, ndoshta nga një bombol gazi gatimi.

Aparatet e tjera të gjetura në shtëpi tregojnë se dy personat mund të kenë qenë në procesin e “gatimit” të drogës së paligjshme kur ka ndodhur shpërthimi.

Sipas Associated Press, përbërësit e përdorur për të prodhuar metamfetaminën përfshijnë substanca të paqëndrueshme si amoniaku anhidrik dhe eteri. "Kur këta përbërës ndizen, ata mund të prodhojnë një lëmsh zjarri që djeg gjithçka dhe të gjithë rreth tij," thotë AP.

Hetimi është në vazhdim, dhe të dyshuarit do të merren në pyetje pasi policia të marrë të gjitha të qarta nga mjekët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco