‘Erdogan tha se nuk ekziston’, reagon Mitsotakis: Gabohet nëse mendon se s’do mbroj sovranitetin grek

‘Erdogan tha se nuk ekziston’, reagon Mitsotakis: Gabohet nëse mendon se s’do mbroj sovranitetin grek

15:50, 25/05/2022
A+ Aa A-

Pas deklaratave të Rexhep Tayip Erdogan, kryeministri Grek, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një mesazh presidentit turk, ku ka theksuar Greqia dëshiron t’i mbajë të hapura dyert e komunikimit me fqinjët.

Sipas, Mitsotakis, presidenti turk gabon nëse mendon se nuk do ta do ta mbrojë sovranitetin e vendit.

“Ne jemi fqinjë me Turqinë, do të na duhet gjithmonë të flasim dhe t’i mbajmë të hapura mënyrat e komunikimit. Ne nuk do të ndërpresim komunikimin me fqinjët tanë”, ka thënë ai, duke shtuar:

“Nëse presidenti Erdogan mendon se nuk do të mbroj sovranitetin e Greqisë dhe të drejtat tona sovrane, ose nuk do ta ‘ndërkombëtarizoj’ se Turqia po sillet si një fuqi revizioniste, ai ka përshtypjen e gabuar”.

Gjithashtu i pyetur për fluturimet  e avionëve luftarakë turq mbi ishujt grekë, ai tha se e konsideron këtë veprim si të paprecedentë dhe të papranueshëm.

“Unë do ta trajtoj këtë çështje me vëmendje sa herë që të më jepet mundësia, deri sa Turqia të ndryshojë sjelljen e saj”, theksoi Mitsotakis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco