Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Babis Anagnostopoulos: si një vrasës mashtroi botën për muaj, duke implikuar të huaj të pafajshëm

Babis Anagnostopoulos: si një vrasës mashtroi botën për muaj, duke implikuar të huaj të pafajshëm

10:13, 17/05/2022
A+ Aa A-

Nga Helena Smith, Athinë.

Bashkëshorti i Caroline Crouch na preku telat e zemrës dhe implikoi të huaj të pafajshëm në kohën kur nisi të luante rolin e një burri të ve të pikëlluar.

Babis Anagnostopoulos: i zgjuar; fotozhenik; karizmatik; i suksesshëm – të gjitha tiparet që ndoshta e lejuan të mendonte se mund të mashtronte botën. Por të hënën loja përfundoi.

Drejtësia e kapi pilotin e helikopterit, i cili më në fund pranoi se ishte ai që kishte mbytur gruan e tij britanike, Caroline Crouch, pak më shumë se një vit më parë.

Dhe drejtësia u tregua e pakursyer. Në fund të një gjyqi dramatik, çdo kthesë e të cilit e mbajti mbërthyer Greqinë, një gjykatë e përzier juristësh dhe gjyqtarësh ranë dakord unanimisht që 34-vjeçari të merrte dënimin më të ashpër të mundshëm sipas ligjit grek: një dënim të përjetshëm për vrasjen me paramendim të bashkëshortes së tij, plus një dënim me 11 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen brutale të qenit të dashur të familjes, plus dhe gjobë prej 21.000  eurosh.

Anagnostopoulos, i cili për gati gjashtë javë kishte kërkuar të zbulonte vrasjen në shtëpinë e ëndrrave të tij në Athinë nga një bandë hajdutësh të huaj të pamëshirshëm, ka të ngjarë të qëndrojë pas hekurave për disa dekada. Pas marrjes së dënimit, edhe avokati i tij u shfaq për të justifikuar vendimin, duke thënë se vendimi ishte "i pritshëm".

Por në të vërtetë, historia e vdekjes së Crouch ka bërë bujë pikërisht sepse ngatërroi pritshmëritë. Në moshën 20-vjeçare, fundi tragjik i nënës së re goditi rëndë në një kohë kur kombi mesdhetar ishte goditur gjithashtu nga një valë vrasjesh të femrave.

Kur piloti i stërvitur në Mbretërinë e Bashkuar doli i çrregullt dhe i shqetësuar nga shtëpia në periferi të Athinës ku Caroline kishte dhënë frymën e saj të fundit – duke u thënë gazetarëve se shpresonte se asnjë familje nuk do të mund ta duronte të njëjtin fat që ai ishte detyruar të mbante – nuk pati njeri në Greqi ose jashtë vendit, që nuk e simpatizoi.

Në sfondin e rritjes së krimit në periferi të kryeqytetit grek, një ministër dukshëm i tronditur i Mbrojtjes Civile njoftoi  për një shpërblim prej 300,000 eurosh për të ndihmuar në zbulimin e fajtorëve.

Me kalimin e javëve, pa përparime të dukshme, historia u intensifikua - së bashku me interesin e publikut. Në rolin e vejanit të pikëlluar, Anagnostopoulos iu nënshtrua asaj frikës së grekëve: ai nuk ishte i sigurt se nga ishin hajdutët, por ishte i bindur se ata ishin të huaj! Të dyshuarit e mundshëm u përjashtuan nga policia, pasi aviatorit sugjeronte qëllimisht se ishin gjeorgjianët ose shqiptarët pas kësaj vrasjeje.

Rekuizita të tjera do të përdoreshin për të ruajtur trillimin se ai ishte një familjar i dashur që kishte rënë viktimë e një krimi të tmerrshëm. Duke marrë pjesë në funeralin e së shoqes Caroline Crouch, ai vajtoi pranë varrit të saj, duke mbajtur në krahë vajzën e vogël të çiftit, Lydia, për më shumë se katër orë.

Javë më vonë, kur u bë e qartë se babai i përzemërt kishte qenë në fakt autori që kishte vendosur fëmijën 11-muajsh pranë trupit të nënës së saj të vdekur, reagimi ishte i menjëhershëm. Pas rrëfimit të tij tronditës, simpatia u kthye në tronditje dhe më pas në neveri.

Në të gjithë vendin, grekët u ndjenë të mashtruar, jo vetëm nga gënjeshtrat dhe hipokrizia e Anagnostopoulos, por nga dijenia se, ashtu si policia, ata ishin mashtruar nga një aktor i përsosur që kishte luajtur me frikën e tyre më të thellë./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco