Mbyti gruan, gjykata dënon pilotin grek me burgim të përjetshëm, do vuaj dënimin në burgun më famëkeq

Mbyti gruan, gjykata dënon pilotin grek me burgim të përjetshëm, do vuaj dënimin në burgun më famëkeq

10:10, 17/05/2022
A+ Aa A-

Dënim me burgim të përjetshëm dhe burg shtesë prej 11 vite e gjashtë muaj është dënimi përfundimtar i vendosur nga Gjykata e Përzier në Athinë për Babis Anagnostopoulos, pilotin grek që vrau bashkëshorten Caroline Krautz dhe mbyti qenin e tij që ngjarja të dukej sikur ishte një grabitje.

Gjykata gjithashtu i ka vendosur pilotit grek dhe një gjobë prej 21 mijë euro.

Vendimi ishte unanim si dhe ndalon faktorë lehtësuse për të akuzuarin.

Avokati i familjes së viktimës pas dhënies së vendimit  është shprehur:

''Ishte një krim i rëndë. Caroline tani është një simbol në luftën kundër dhunës ndaj grave.’

Konkretisht piloti 33 vjeçar është shpallur fajtor për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, për abuzim me kafshët por edhe për dy kundravajtjet e tjera -ankesë e rreme dhe depozitim i rremë vazhdimisht.

Familja e Caroline Krauts thotë se janë të lehtësuar nga rezultati i gjyqit të Babis Anagnostopoulos.

''Asnjë dënim me burg nuk mund ta kthejë vajzën time bukuroshe, por jam i kënaqur që gjykata nuk i besoi marrëzitë vulgare që pretendonte në dëshminë e tij. Veç kësaj, jam i kënaqur pasi kam dijeni se ai do të vuajë dënimin në Korydallos, burgu më i ashpër në Greqi, i cili ka një nga sistemet më të këqija të burgjeve në Evropë. Tani që fati i tij është shkruar, Susan dhe unë mund të vazhdojmë. Kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin e Lidias, që ajo të marrë atë të nënës së saj dhe askush të mos e lidh atë me këtë krijesë të urryer'' është shprehur babai i Caroline.

 Kushtet në burgun ku piloti grek do të kryejë dënimin

Një vizitë e fundit e Këshillit të Evropës në burgun famëkeq grek zbuloi kushtet tronditëse të cilave do t'i nënshtrohet Anagnostopoulos.

Korydallos po operon me rreth 140 për qind kapacitet, që do të thotë se të burgosurit janë të grumbulluar në hapësira të vogla duke krijuar kushte 'të paqëndrueshme dhe alarmante'.

Delegacioni i KE-së gjeti në një qeli 9.5 m2  shtatë të burgosurve, të cilët detyrohen të flejnë në dyshekë të ndyrë dhe batanije të infektuara me çimka, ndërsa myku mbulon muret dhe tavanet.

Shumë të burgosur vuajnë nga një mori sëmundjesh si tuberkulozi, hepatiti, zgjebe dhe madje edhe HIV, me akses shumë të kufizuar në kujdesin shëndetësor.

Delegacioni tha gjithashtu se ndërtesat në Korydallos që mbanin nga 230 deri në 430 persona secila, shpesh mbikëqyreshin nga vetëm një oficer burgu "i cili qartësisht nuk ishte në gjendje të ushtronte ndonjë autoritet apo kontroll".

Kjo do të thotë se burgu në thelb kontrollohet nga bandat e dhunshme.

Ata janë gjithashtu në gjendje të marrin drogë dhe telefona celularë për të mbajtur kontakte me botën e jashtme dhe për të kërcënuar stafin e burgut.

Kushtet e tmerrshme kanë rezultuar në një numër protestash dhe trazirash në vitet e fundit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco