'S'do lejojmë miratimin e rezolutave nga vendet mike' - Si e zbatoi Edi Rama premtimin e Vuçiçit

21:41, 13/05/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama duket qartazi se ka zbatuar fjalën e Vuçiçit për të mos njohur masakrën e Srebrenicës.

Vuçiç shprehej se është kundër këtyre rezolutave ndërsa theksonte se do të mundohej t’i shmangte ato me vendet të cilat ka raporte miqësore.

Kjo deklaratë e Presidentit serb vërteton se ka një miqësi të ngushtë me Ramën i cili ishte kundër kësaj rezolute për të dënuar krimet serbe.

Ja çfarë deklaronte një vit më parë Vuçiç: Sa i përket rezolutes, iu kam paralajmëruar para 10-15 ditësh kur kjo rezolutë u aprovua në parlamentin malazes.

Unë i’u tërheq vëmendjen se do të ketë një valë të aprovimeve të rezolutës në të gjitha parlamentet e rajonit ku qartë do të deklarohen se serbët kanë kryer gjenocid.  

Qëllimi i gjithë kësaj që po ndodh është për ti dhënë një goditje tjetër Serbisë.

Është e habitshme që Mali i Zi ka qenë më i shpejtë se Prishtina për miratimin e rezolutës.  Prishtina nuk na befason se u vërtetua e gjithë ajo që ne ju kemi paralajmëruar.

Këto rezoluta do të vazhdojnë dhe ne do të mundohemi t’i shmangim këto rezoluta në parlamentet rajonale te vendeve me të cilat kemi raporte të mira miqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco