Si fluturoi droni prej 6 tonësh nga Ukraina dhe u rrëzua në Kroaci?

Si fluturoi droni prej 6 tonësh nga Ukraina dhe u rrëzua në Kroaci?

12:36, 11/03/2022
A+ Aa A-

Një dron prej 6 tonësh u rrëzua në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Droni vinte nga Ukraina dhe lajmi ka shkaktuar mjaft zemërim. Si është e mundur që një dron i tillë të fluturojë nga Ukraina drejt një kryeqyteti të BE-së pa u pikasur, duke rrezikuar jetët e njerëzve në një qytet me 1 milion banorë? Hetimet kanë nisur

Nga Guy Delauney, BBC

Kryebashkiaku i kryeqytetit kroat, Zagreb, tha se ishte një mrekulli që askush nuk u vra kur një dron i dyshuar ushtarak në madhësinë e një avioni u rrëzua në qytet rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar.

Sipas kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, droni pa pilot është i prodhimit rus. “Por nuk dihet nëse është në pronësi të ushtrisë ukrainase apo ruse”.

Llogaritë jozyrtare thonë se mund të jetë një dron i kohës sovjetike, TU-141, i operuar nga ushtria ukrainase.

Kryebashkiaku i Zagrebit, Tomislav Tomaseviç tha se fragmente të dronit janë gjetur në disa zona në veriperëndim të Jarunit.

“Askush nuk u vra, është fat. Është një avion i madh”.

Udhëheqësit kroatë thonë se droni fluturoi mbi Hungari për 40 minuta dhe më pas hyri në hapësirën ajrore kroate për shtatë minuta të tjera përpara se të rrëzohej në kryeqytet.

Presidenti Zoran Milanoviç, që është gjithashtu komandant i forcave të armatosura, u ka kërkuar kroatëve që të qëndrojnë të qetë, duke thënë se ky lloj incidenti ndodh gjatë konflikteve dhe se droni nuk mendohet të jetë drejtuar për në Kroaci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco