Nafta 1,5 euro në Serbi, Vuçiç: Heqim dorë nga akciza, të ndihmojmë qytetarët

Nafta 1,5 euro në Serbi, Vuçiç: Heqim dorë nga akciza, të ndihmojmë qytetarët

13:37, 09/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti serb njoftoi se shteti po ndërhyn për të mbrojtur qytetarët dhe shmangur rritjen e çmimit të karburantit.

‘Shteti po investon 100 milionë euro për t’i mbushur rezervat e karburantit plot. Ne kemi më shumë se sa duhet, është vetëm çështje çmimi, prandaj vendosëm të heqim dorë nga 20 përqind e akcizës për karburantet dhe kjo na kushton 35 milionë euro në muaj’, tha Presidenti serb.

Edhe shtete të tjera të Ballkanit, kanë ndërmarrë hapa të tillë, përveç se në Shqipëri, ku Edi Rama në vend që të ishte në krye të shtetit për të mbrojtur qytetarët, ka vendosur ti hipë avionit të tij personal dhe të shkojë në Dubai, për turizëm.

Vuçiç rikujtoi se Serbia nuk ka pasur asnjëherë probleme me furnizimin me energji elektrike dhe gaz gjatë muajve të fundit dhe se çmimet janë ndër më të lirat në të gjithë Europën. 1 litër naftë në Serbi është tregtuar sot me 1,5 euro.

Nëse i njëjti vendim do të merrej edhe nga qeveria shqiptare, çmimi i naftës do të ulej me të paktën 37 lekë për litër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco