Deputeti gjerman reagon ashpër pas protestave pro-Putin në Beograd: E neveritshme…

Deputeti gjerman reagon ashpër pas protestave pro-Putin në Beograd: E neveritshme…

12:26, 05/03/2022
A+ Aa A-

Pas protestës së djeshme në mbështetje të Putinit dhe Rusisë, ish-ministri gjerman Micheal Roth, ka reaguar ashpër me anë të një statusi në Twitter.

Roth i cili është dhe deputet i Bundestagut shkruan se protesat e zhvilluar ditën e djeshme në Serbi pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia janë të neveritshme.

'Turp për ju. Ju pështyni në vlera evropaine. E neveritshme” shkruan Roth në statusin e tij.

Protesta u mbajt në afërsi të Presidencës së Serbisë dhe protestuesit dhanë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi një pushtim ushtarak të Ukrainës të enjten e kaluar.

Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezheviq nga Patrulla Popullore dhe Mladen Obradoviq nga Obraz – iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës nga skena.

Ata thanë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz do të dalin në rrugë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco