‘Nuk do ketë sasi të mjaftueshme nafte’, lajmi i rremë që krijoi radhë kilometrike në pikat e karburantëve

‘Nuk do ketë sasi të mjaftueshme nafte’, lajmi i rremë që krijoi radhë kilometrike në pikat e karburantëve

21:58, 03/03/2022
A+ Aa A-

Në Kumanovë, Shtip dhe qytete tjera në Maqedoni gjatë ditës së sotme janë vërejtur kolona të krijuara nëpër karburante, pas qarkullimit të një lajmi të rremë.

Lajmi i rremë ishte se gjatë ditëve të ardhshme nuk do të ketë sasi të mjaftueshme të naftës dhe lajmi se do të ketë rritje drastike të çmimeve. Lajmi ishte përhapur përmes rrjeteve sociale, përcjell INA.

Asnjë institucion apo kompani nuk ka bërë të ditur apo përhapur lajmin se çmimet e derivateve te naftës do të rriten ndjeshëm apo se do të ketë restriksione, për shkak të nevojave për rezerva.

Kompania e njohur “Makpetrol” njofton konsumatorët se nuk ka kufizime dhe ndërprerje në furnizimin me derivate në pompat e kësaj kompanie, përkundër faktit se Makpetrol në këtë moment është duke operuar me humbje.

Kompania apelon tek konsumatorët që për arsye sigurie të mos grumbullojnë karburant në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e përgjithshme e qytetarëve.

“Në pikat e karburantit të Makpetrol ka radhë makinash gjatë ditës dhe shoferët duan të furnizohen me karburant për shkak të informacioneve për rritjen e çmimit të karburanteve”, thonë nga kompania.

Jozyrtarisht mësohet se javën e ardhshme do të ketë rritje të çmimeve të naftës, pas rritjeve në tregjet botërore për shkak të luftës në Ukrainë. Spekulimet që qarkullojnë flasin se rritja e ëmimeve pritet të jetë së paku 5 denarë deri në 10 denarë për litër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco