‘Bota po ndryshon rrënjësisht’/ Erdogan jep lajmin: Mund të mbyllim hyrjen në Detin e Zi për Rusinë

‘Bota po ndryshon rrënjësisht’/ Erdogan jep lajmin: Mund të mbyllim hyrjen në Detin e Zi për Rusinë

18:42, 28/02/2022
A+ Aa A-

Presidentit i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është shprehur se bota po kalon nëpër një proces ndryshimi rrënjësor.

Teksa foli për luftën mes Rusisë dhe Ukrainën, në një deklaratë këtë të hënë, Erdogan ripërsëriti edhe njëherë se Turqia është një shtet që kërkon paqe.

“Ne i bëjmë thirrje Ukrainës dhe Rusisë, të cilat i shohim si dy vende mike, të zgjidhin problemet e tyre përmes dialogut”.

Më tej, Erdogan u shpreh se Turqia ka vendosur të zbatojë Konventa e Montreux në mënyrë që të parandalojë përshkallëzimin e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.

Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi, si Rusia, në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse vetë Turqia kërcënohet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco