Regjistrohen 12 108 raste të reja me coronavirus, 665 të intubuar, 84 vdekje në 24 orët e fundit

Regjistrohen 12 108 raste të reja me coronavirus, 665 të intubuar, 84 vdekje në 24 orët e fundit

17:33, 23/01/2022
A+ Aa A-

Autoritetet bënë të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit janë 12 108 , nga të cilët 61 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 1 793 311. Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 665. Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç.

Nga pacientët e intubuar, 537 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 128 janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, 3 977 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit është 423.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 84 , ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 22 635 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco