Tensionet në Malin e Zi, kryeministri thirrje protestuesve të mos fyejnë shqiptarët

Tensionet në Malin e Zi, kryeministri thirrje protestuesve të mos fyejnë shqiptarët

11:28, 22/01/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, u ka bërë thirrje malazezëve të ruajnë qetësinë dhe të mos ofendojnë askënd lidhur me besimin, kombësinë apo ndonjë përkatësi tjetër.

Thirrja e kryeministrit vjen pasi një grup personash ofenduan zv./kryeministrin dhe kreun e Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviç.

Protestuesit i përmendën Abazoviç faktin që ai është shqiptar dhe nuk mund të vendoste asgjë në Malin e Zi.

Shumica e tubuesve që kundërshtonin formimin e qeverisë së pakicave të propozuar nga Abazoviç ishin kryesisht pro serbë të Malit të Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco