Greqi/ 18,869 raste të reja dhe 81 viktima nga Covid

Greqi/ 18,869 raste të reja dhe 81 viktima nga Covid

16:53, 20/01/2022
A+ Aa A-

Në Greqi janë regjistruar 18,869 raste pozitive për Covid-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet e shëndetit bënë të ditur se 70 persona janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit.

Kurse, numri total i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,742,363. Sa i përket rasteve të konfirmuara në 7 ditët e fundit, 446 janë persona që kanë udhëtuar jashtë vendit dhe 2,489 të tjerë janë raste kontakti.

Rastet fatale për sot ishin 81, ndërsa që nga fillimi i pandemisë totali shkon në 22,366. Nga ky bilanc, 95.0% persona kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco