‘Gati për një qeveri të pakicës’/ Abazoviç dorëzon mocionin e mosbesimit në Kuvendin e Malit të Zi

‘Gati për një qeveri të pakicës’/ Abazoviç dorëzon mocionin e mosbesimit në Kuvendin e Malit të Zi

18:56, 19/01/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme është dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë se drejtuar nga Zdravko Krivokapiç.

Mocioni është dorëzuar nga lëvizja qytetare “URA” e udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç.

Kjo nismë do të tregojë nëse qeveria aktuale e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve, apo do te preferojnë modelin e propozuar për krijimin e një qeverie të pakicës”, thuhet në njoftimin e lëvizjes.

Abazoviç ka propozuar formimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike. Por, kryeministri Krivokapiç e kundërshtoi ashpër nismën, duke e cilësuar atë si mashtrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco