Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Koronavirusi në Greqi/ Shënohen 101 vdekje në 24 orët e fundit, afër 19 mijë raste të reja

Koronavirusi në Greqi/ Shënohen 101 vdekje në 24 orët e fundit, afër 19 mijë raste të reja

17:05, 17/01/2022
A+ Aa A-

Autoritetet greke bënë me dije se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit janë 18 834 , nga të cilat 45 janë zbuluar pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 1 679 705. Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 473 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2 148 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 672. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.

Nga pacientët e intubuar, 549 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 123 janë të vaksinuar plotësisht.

Që nga fillimi i pandemisë, 3 904 pacientë janë larguar nga spitalet. Pranimi i pacientëve të rinj me Covid-19 në spitalet e territorit është 472.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 101 , ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 22 087 vdekje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco