VIDEO/ Pamje të rënda, vritet me tritol anëtari i grupit kriminal, trupi del jashtë makinës nga shpërthimi

VIDEO/ Pamje të rënda, vritet me tritol anëtari i grupit kriminal, trupi del jashtë makinës nga shpërthimi

13:26, 17/01/2022
A+ Aa A-

Një i dyshuar i klanit kriminal të Skaljar, Jasminko Shahoviq, ka mbetur i vrarë nga shpërthimi i një veture me targa të Cetinjes, në Toloshi të Podgoricës.

Sipas “Vijesti” të Malit të Zi, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:00.

Mediat kanë bërë të ditur se në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, prokurorja përgjegjëse për hetimin dhe ekspertiza mjeko-ligjore, të cilët po largojnë gjurmët.

Siç thuhet më tej, nga forca e shpërthimit trupi i viktimës ka dalë nga makina.

Sipas të dhënave të para, jozyrtare, Shahoviqi është vrarë në vazhdimin e përleshjes mes klaneve të Kotorrit.

Në momentin e mbërritjes së zjarrfikësve, vetura tashmë ishte në flakë, ndërsa personi i vdekur, siç mëson CdM, ndodhej pranë një veture me targa të Cetinjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco