Tërmet 5.4 ballë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Tërmet 5.4 ballë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

16:24, 16/01/2022
A+ Aa A-

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 Rihter ka ndodhur pak para orës 14:48 në një zonë detare në Halkidiki.

Sipas situatës së përditësuar të Gjeodinamikës , tërmeti ka qenë me qendër 20 km në jugperëndim të malit Athos, ndërsa thellësia fokale ka qenë 19.3 km.  

Në orën 14:26 u regjistrua një tërmet i fortë prej 4.5 Rihter , 17 km në jug jugperëndim të malit Athos, me thellësi fokale 17.5 km.

Në të njëjtën kohë, dridhje të tjera më të vogla u regjistruan 2.8 Rihter (në 20 km në jugperëndim të malit Athos me një thellësi fokale 10 km), 2.6 Rihter (në 33 km veri të Paliouri Kassandra me një thellësi fokale 10 km),  2.7 Rihter ( në 18 km JP të Malit Athos, me një thellësi fokale 10 km) dhe 2,9 Rihter (në 19 km JP të Malit Athos me një thellësi fokale 10 km).

Tërmeti euro-mesdhetar me magnitudë 5.3 Rihter ishte me epiqendër 142 km në lindje e juglindje të Selanikut dhe thellësia fokale ishte 10 km. 

Tërmeti është ndjerë në disa zona të Greqisë veriore (Selanik, Serres, Kavala, Xanthi), ndërsa raportime ka pasur nga Larisa, Volos, Mytilene dhe Evia qendrore, në zona si Kalkida dhe Aliveri. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të Atikës. 

Kryebashkiaku Demblas duke folur për ThessToday.gr theksoi se deri më tani nuk janë regjistruar dëme, ndërsa theksoi se lëkundjet e forta sizmike kanë prekur të gjithë komunën e Sithonisë.

“Tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati pak kohë. Është ndjerë në të gjithë bashkinë e Sithonisë, nga Sykia në Marmaras dhe Nikiti”.

Madje, ai ka theksuar se “deri më tani nuk janë raportuar dëme në objekt apo lëndime”, por “nëse është e nevojshme do të mobilizojmë mekanizmin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco