Krim i dyfishtë në familje, 30-vjeçari dyshohet se vrau nënën dhe babain. Vetëdorëzohet në polici

Krim i dyfishtë në familje, 30-vjeçari dyshohet se vrau nënën dhe babain. Vetëdorëzohet në polici

08:44, 15/01/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, 14 janar në Pula të Kroacisë.

Rreth orës 16:15 janë gjetur dy persona të vdekur në një shtëpi në rrugën Argonautska. Sipas policisë, në lidhje me ngjarjen është ndaluar një person i cili u vetë-dorëzua në polici.

Sipas të dhënave të deritanishme, bëhet fjalë për një mashkull dhe grua, përkatësisht bashkëshortë ndërsa dyshohet se kjo ishte vrasje e dyfishtë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se 30-vjeçari i vetë-dorëzuar në polici është djali i çiftit.

Autoritetet janë duke hetuar rastin dhe po marrin në pyetje 30-vjeçarin për të mësuar arsyet dhe shkaqet që dërguan atë të kryente këtë krim brutal, shkruan index.hr. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco