VIDEO - Xhiroja e parë dhe e fundit me ‘Ferrari’/ Makina përplaset me pemën, ndërron jetë vëllai i deputetes

VIDEO - Xhiroja e parë dhe e fundit me ‘Ferrari’/ Makina përplaset me pemën, ndërron jetë vëllai i deputetes

08:31, 14/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e 13 janarit në qytetin e Athinës, Greqi.

Vëllai i  deputetes së  partisë Demokracia e Re, Katerina Monogyou ka ndërruar jetë, pasi makina me të cilën po udhëtonte  ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një pemë. Në momentin e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët.

Sipas medieve greke kjo ishte xhiroja e parë dhe e fundit e 45-vjeçarit, pasi mësohet se viktima kishte blerë makinën tip "Ferrari" vetëm një ditë para aksidentit tragjik.

Brenda Ferrarit ndodhej edhe bashkëshortja e biznesmenit 45-vjeçar, e  cila i shpëtoi vdekjes, duke  dalë  nga dritarja e makinës pak para se mjeti luksoz të përfshihej nga flakët.

Bashkëshortja, e cila arriti të dalë nga makina dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikeas.

Mësohet se 45-vjeçari është nxjerrë nga makina nga një shofer rastësor, i cili ndodhej pas Ferrarit dhe pa aksidentin fatal nga afër.

Xhorxhis  Monogyios ishte baba i dy fëmijëve , të cilët për fat të mirë nuk ndodheshin në automjetin luksoz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco