Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Serbia lëviz për të zbutur protestat për minierën e litiumit të Rio Tinto

Serbia lëviz për të zbutur protestat për minierën e litiumit të Rio Tinto

10:43, 09/12/2021
A+ Aa A-

Beograd - Në përpjekje për të zbutur protestat e mëdha nga ambientalistët, qeveria populiste e Serbisë vendosi të mërkurën të pezullojë dy ligje kyçe që do të ndihmonin gjigantin e minierave Rio Tinto të vinte neë punë një minierë litiumi në Serbinë perëndimore. Grupi "Rio Tinto" është një shumëkombëshe anglo-australiane dhe korporata e dytë më e madhe e metaleve dhe minierave në botë

Për dy fundjavë radhazi, mijëra protestues në Beograd dhe qytete të tjera serbe kanë bllokuar rrugët kryesore dhe urat për të mos lejuar minierën e planifikuar të litiumit, pavarësisht një fushate frikësimi të nisur nga autoritetet kundër demonstruesve.

Protestat mbeten sfida më e madhe për sundimin gjithnjë e më autokratik të presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili i ka denoncuar bllokadat e rrugëve si të paligjshme dhe pretendon se ato po financohen nga jashtë për të destabilizuar vendin ballkanik.

Vuçiç tha se pezullimi i ligjeve nuk përfaqëson "humbjen dhe dobësinë" e tij ose nënshtrimin e tij ndaj presionit nga protestuesit "që duan kokën time".

“U kërkoj falje qytetarëve për terrorin nga njerëzit e papërgjegjshëm”, tha Vuçiç në një konferencë për shtyp, duke shtuar se ai pret më shumë protesta pavarësisht pezullimit të ligjit.

Grupet serbe mjedisore dhe organizatat e shoqërisë civile ishin të zemëruar që autoritetet serbe ulën pragun e referendumit për projektet e mëdha në vend dhe shkruan një ligj tjetër që do të çonte në shpronësimin e shpejtë të pronës private pranë projekteve të mëdha të ndërtimit. Aktivistët argumentojnë se kjo do t'i hapte rrugën Rio Tinto-s për të nisur shpejt minierën e litiumit.

Qeveria serbe tha në një deklaratë të mërkurën se ligji i shpronësimit do të tërhiqet për diskutim të mëtejshëm publik, ndërsa ligji për referendumin do të amendohet.

Organizatorët e protestës kanë kërkuar gjithashtu që marrëveshja financiare e qeverisë me Rio Tinto të bëhet publike. Kompania shumëkombëshe është zotuar se do të investojë 2.1 miliardë euro në projektin e minierës serbe të litiumit.

Përgjatë historisë së tij gati 150-vjeçare, Rio Tinto është përballur me akuza për korrupsion, degradim mjedisor dhe shkelje të të drejtave të njeriut në vendet e tij të gërmimeve.

Litiumi, i cili përdoret në bateritë për makinat elektrike, konsiderohet si një nga metalet më të kërkuar të së ardhmes, pasi bota po kalon drejt më shumë burimeve të rinovueshme të energjisë.

Ambientalistët janë gjithashtu të mërzitur në përgjithësi nga mungesa e reagimit të qeverisë serbe ndaj ndotjes në rritje në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco