Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

VIDEO/ Athina në flakë, përkujtohet vdekja e 15-vjeçarit

VIDEO/ Athina në flakë, përkujtohet vdekja e 15-vjeçarit

20:50, 06/12/2021
A+ Aa A-

Përsëritet edhe këtë vit në Athinë. Menjëherë pas marshimit për të përkujtuar adoleshentin që u vra Aleksandros Grigoropoulos, në kryeqytetin grek ka shpërthyer dhuna.

Pas marshimit paqësor një grup janë nisur drejt Eksarkisë ku kanë vënë zjarrin koshave të plehrave dhe kanë gjuajtur me gurë policinë, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Kjo situatë përsëritet çdo vit në Athinë. Ishte data 6 dhjetor e vitit 2008, kur djali i ri po kthehej nga një festë dhe përfshihet në sherr verbal me dy policë. Njëri nga policët e qëllon me armë të pafajshmin Grigoropoulos.

Kjo ngjarje e ka kthyer 6 dhjetorin në ditë të arbitraritetit të policisë në vend.

Në këtë vend shumë grekë vizitojnë vendin ku ndodhi vrasja e adoleshentit e vendosin lule.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco