Nga sot Greqia ofron teste falas për të gjithë qytetarët

Nga sot Greqia ofron teste falas për të gjithë qytetarët

14:39, 06/12/2021
A+ Aa A-

Nga sot Greqia ofron teste falas për Covid-19, për të gjithë qytetarët grek.

Mediet greke njoftojnë se testet falas do të jenë në disponim për të gjithë në farmacitë e vendit.

Sipas qeverisë greke, testet falas do të ofrohen për të gjithë të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit.

Mësohet se çdo qytetar ka të drejtë të marrë dy teste falas, në mënyrë që njërin ta kryejë para festave, ndërsa tjetrin pasi të kthehen në shkollë e punë pas pushimeve.

Qëllimi është të identifikohet çdo i infektuar asimptomatik dhe të ndalet transmetimi por edhe të garantohen  pushime sa më të sigurta për të gjithë.

Greqia ka konfirmuar deri më sot 3 raste të variantit të ri Omicron, i cili po shqetëson mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco