Zaev firmos marrëveshjen për hyrjen e Alternativës në qeveri e Maqedonisë së Veriut

Zaev firmos marrëveshjen për hyrjen e Alternativës në qeveri e Maqedonisë së Veriut

14:13, 05/12/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nënshkruan marrëveshjen zyrtare për hyrjen e Alternativës në qeveri, raporton “Alsat”.

Kreu i qeverisë Zaev tha se kjo marrëveshje firmoset për të pasur një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në.

“Firmosëm marrëveshjen për të pasur një shumicë të qëndrueshme në parlament edhe në qeveri. Këtë na e kërkojnë qytetarët dhe ne e arritëm. Kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve. U morëm vesh se në këtë moment është shumë e rëndësishme që të kemi një garanci që vendi të shkojë para deh të ketë vazhdimësi për të çelur integrimet me BE-në për të vazhduar bisedimet me Bullgarinë dhe luftën kundër Kundërvirusit- tha Zaevi.  Kryetari i Alternatives, Afrim Gashi, tha se  shumica parlamentare është rritur me 4 deputetë  dhe se ka arritur në 64 deputetë. Sipas tij vendimi synon ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, energjitike dhe ajo në shëndetësi.

Gashi shpalosi 9 pikat e programit të Alternativës që ka firmosur me kryeministrin Zaev:

RMV do të punojë fortë për të hapur negociatat me BE-në

Qeveria do të kërkojë ekspertë të pavarur për të hedhur dritë mbi rastet e montuar

Qeveria do të miratojë ligj të ri për të zhvilluar zonat rajonale shqiptare

Qeveria do të promovojë interesat për të gjithë komunitet që jetojnë në vend

Qeveria do të luftojë korrupsionin në vend

Qeveria do të definojë ligjin për përmbaruesit

Qeveria do ngrejë arsimin në nivelin më të lartë

Qeveria do të marrë përsipër të mos rrit çmimin e energjisë elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco