Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Greqi, mësuesi që rrahu nxënësen në shkollën profesionale pushohet nga puna

Greqi, mësuesi që rrahu nxënësen në shkollën profesionale pushohet nga puna

07:57, 05/12/2021
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit e Greqisë pranoi këtë javë një rekomandim nga një komitet disiplinor për të shkarkuar një mësues mashkull të një shkolle profesionale në Atikë, i cili u kap në një video duke goditur një nxënëse në klasë.

Këshilli Rajonal i Arsimit të Mesëm u mblodh dhe vendosi të ndërpresë kontratën e mësuesit për shkak të sjelljes së keqe.

Në video, mësuesi në shkollën e paidentifikuar shihet duke goditur dy herë vajzën – e cila thuhet se është 16 vjeçe. Fillimisht e godet me shuplakë dhe më pas i tërheq flokët para se ta hedhë në tokë, ku e godet sërish.

Më pas, shokët e klasës së vajzës nxitojnë ta mbrojnë atë dhe sulmojnë mësuesin. Njëri prej nxënësve godet mësuesin me duar dhe këmbë dhe më pas tenton ta sulmojë me karrige.

Është e paqartë se kur ka ndodhur sulmi në klasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco