Maqedoni e Veriut/ 342 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid-19

Maqedoni e Veriut/ 342 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid-19

16:51, 04/12/2021
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se nga 2.349 testime janë regjistruar 342 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu ka pasur edhe 348 shërime dhe 7 pacientë humbën jetën. Prej pacientëve të vdekur tre janë nga Shkupi dhe nga dy në Manastir dhe Ohër.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 216.670 raste, ndërsa 201.017 prej tyre janë shëruar dhe 7.616 kanë humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco