Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Zbulohen edhe dy të tjerë në Greqi që dyshohen për variantin Omicron

Zbulohen edhe dy të tjerë në Greqi që dyshohen për variantin Omicron

14:51, 04/12/2021
A+ Aa A-

Athinë - Dy persona të tjerë që shkuan nga Afrika e Jugut në Greqi dyshohet se janë infektuar me variantin Omicron, pasi rezultuan pozitivë me koronavirus pak ditë më parë, njoftoi të shtunën Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris.

Lajmi vjen dy ditë pasi rasti i parë u identifikua në Kretë, tek një burrë që kishte udhëtuar nga Afrika e Jugut në Hania për pushime.

Infeksionet kanë të bëjnë me dy individë që kanë hyrë në Greqi përpara se qeveria të vendoste kufizime të udhëtimit në vend, tha Plevris, pa specifikuar se kur mbërritën apo rajonin ku u zbuluan rastet. Rastet e reja nuk janë të lidhura me infeksionin e parë të zbuluar të enjten, shtoi ai.

Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) ende nuk ka konfirmuar se rastet ishin Omicron. Të dy pacientët shfaqin simptoma të lehta dhe mbeten të izoluar në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco