Nën masa të rrepta sigurie Papa Françesku mbërrin në Greqi

Nën masa të rrepta sigurie Papa Françesku mbërrin në Greqi

10:34, 04/12/2021
A+ Aa A-

 Papa Françesku ka  mbërriti në aeroportin Eleftherios Venizelos të Athinës pak minuta më parë .

Në emër të qeverisë greke ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës nga Ministri i Jashtëm Nikos Dendias .

 Të dy do të kenë një takim të shkurtër në një sallë pritjeje të aeroportit.

Papa Françesku ka përshëndetur nga shkallët e avionit dy fëmijë, një vajzë nga Filipinet dhe një djalë nga Afrika , të veshur me kostume tradicionale greke. 

Ai shoqërohej nga rreth 80 gazetarë që shoqërojnë Papën nga vende të ndryshme.  

Kthimi i tij në Greqi përkon me përfundimin e dyzet e një viteve të marrëdhënieve diplomatike mes Greqisë dhe Selisë së Shenjtë.

Sipas informacioneve nga burime policore greke mbi 3500 punonjës policie do të jenë në dispozicion për zbatimin e masave, nga të gjitha shërbimet dhe veçanërisht nga Policia Rrugore, e cila është përgjegjëse për sigurimin e lëvizjes së qetë dhe të shpejtë të Papës gjatë vizitave të përfshira në programin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco