Greqia shënon 97 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Greqia shënon 97 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

17:22, 03/12/2021
A+ Aa A-

Autoritetet greke bënë të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit janë 6 201, nga të cilat 3 janë identifikuar pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 957 552. Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 694.

Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 549 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 145  janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, 3 544 pacientë janë liruar nga spitalet. Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit është 422.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 97, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 18 427 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco